• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Delegacion nga Asambleja Parlamentare e KiE në Autoritetin për Informim, Sula: Transparencë mbi 47 vite komunizëm

droni by droni
31 March, 2023
in Kronika, Kryesore, Kulture
0
Delegacion nga Asambleja Parlamentare e KiE në Autoritetin për Informim, Sula: Transparencë mbi 47 vite komunizëm
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), vizitoi Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, menjeherë pas përfundimit të seminarit me temë “Qasja në dokumentet historike” mbajtur sot në Tiranë,në Kuvendin e Shqipërisë.

Delegacioni e APKE u shoqëruan nga kryetarja dhe anëtarët e Autoritetit, të cilët i njohën me punën e institucionit, sfidat e tashme e të ardhme, dhe me hapësirat e reja ku zhvillon veprimtarinë Autoriteti.

Znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit i njohu përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare me punën e bërë që në themelimin e institucionit, vendimi i parë për të cilin ishtecaktimi i ndërtesës së Autoritetit. Për vite me radhë u punua për rikonstruksionin sipas standardeve bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë.

Të pranishmit vizituan arkivin e dokumenteve të Sigurimit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve, etj.

Drejtuesi i këtij delegacioni, z.Louise Barton, Drejtor i Dinjitetit Njerëzor dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës deklaroi mbështetjen për punën e Autoritetit, sidomos në drejtim tëdeklasfikimit të dokumenteve dhe si dhe rëndësinë që paraqet transparenca e autoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike.

Sot paradite, Asambleja Parlamentare e Këshillit tëEvropës (APKE) në bashkëpunim me Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut dhe Kuvendin e Shqipërisë, zhvilloi, në Tiranë, seminarin me temë “Qasja në dokumentet historike”, në të cilën mori pjesë edhe kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet tëish –Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Sula, anëtari, z. Gjergj Marku, si dhe drejtues nga stafi teknik i institucionit.

Në fjalën e saj të hapjes, mbajtur në praninë nënkryetares, znj. Ermonela Felaj dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, delegacionit të Asamblesë Parlamentare tëKëshillit të Evropës, si dhe ekspertëve të fushës, kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula tha se: “Përgjatë 25 viteve të tranzicionit të Shqipërisë nga regjimi totalitar në një shtet demokratik dhe të së drejtës, nevojat për transparencë dhe objektivitet mbi të shkuarën totalitare kanë qenë po aq të mëdha sa dhe sfidat e ndërtimit të një shteti demokratik.

Pavarësisht nismave të ndryshme ligjore, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbi amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve politikë apo përlustracionin e zyrtarëve, hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, mbeti një çështje e papërfunduar e shekullit të XX-të.”

Me tej kryetarja u shpreh se: “Miratimi i ligjit 45/2015 nga Kuvendi ishte një gur themeli sa i takon vendosjes, për herë të parë, në fokus, të së drejtës për informim mbi dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, hapjes së dosjeve, aksesit të individëve tek to, si dhe informimit të kërkuesve shkencorë dhe mediave për hulumtim e për nevoja tërishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare e duke mbajtur në konsideratë jurisprudencën kushtetuese mbiçështje të lustracionit, jo me më pak rëndësi ishte dhe përfshirja në këtë ligj e mundësive të verifikimit të figurave, për zyrtarë të zgjedhur apo emëruar, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale, në harmoni me pjesën tjetër të legjislacionit në fuqi. “

Sipas znj. Sula, cdo vit, që nga hyrja në fuqi e ligjit e në vijim, Kuvendi ka vlerësuar punën e Autoritetit përInformim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe ka mundur të konstatojë procesin e vazhdueshëm tëinformimit dhe transparencës mbi rreth 47 vite histori të shtetit të pavarur shqiptar, mbi ngjarje e figura historike, mbi aspekte të funksionimit të regjimit të panjohura më parë dhe mbi fate njerëzish.

Për sa i takon ndryshimeve të fundit ligjore, Dr. GentianaSula tha se: “Me miratimin e ndryshimeve në ligjin45/2022 në fund të vitit 2022, Kuvendi ka krijuar shtratin e  nevojshëm ligjor për t’i dhënë një shtysë më të madhehapjes së dhe aksesit tek dokumentet historike, në mënyrë që çështja e papërfunduar e shekullit të XX të mund të gjejë trajtim të përshtatshëm dhe mbyllje në aktualin.

“Kështu, duke:  i konsideruar dokumentet e fondit të ish-Sigurimit të deklasifikuara me përjashtim të rasteve kurmund të cenohet siguria kombëtare apo marrëdhëniet me shtetet; parashikuar të drejtën e informimit për çdo individ; hequr pengesat në veprimtarinë verifikuese për zyrtarë e duke e shtrirë atë edhe tek zyrtarë të verifikuar nga komisione të mëparshme, është krijuar tashmë baza e nevojshme për garantimin e qasjes tek dokumentethistorike, informimit të publikut, njohjes së historisë, edukimit qytetar dhe vendimmarrjes së informuar.” – përfundoi fjalën e saj, Kryetarja e Autoritetit përInformim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në harkun kohor 2018-2022, Autoriteti ka deklasifikuar 317 051 fletë dhe me hyrjen në fuqi të ndryshimeveligjore, ka marrë masa që, brenda muajit Mars, tëdeklasifikojë 610 njësi arkivore ose rreth 13 300 fletëfletë dokumente.

****

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë e transparencës sëautoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike, si dhe të drejtën e aksesit publik nëdokumentet zyrtare si dhe arritjen e ekuilibrit midis sigurisë kombëtare dhe aksesit. ndaj një informacioni tëtillë.

Seminari “Qasja në dokumentet historike” u mbajt  nëfunksion të punës së APKE-së për përgatitjen e raportit dhe punës së vazhdueshme në Kuvendin e Shqipërisë përdeklasifikimin e dosjeve të sigurisë të epokës komuniste.

Qëllimi i seminarit ishte mbledhja e parlamentarëve dhe ekspertëve nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, veçanërisht nga vendet me një sundim autoritar në tëkaluarën, dhe të shërbejë si një platformë për shkëmbimine përvojës dhe praktikave të mira në zbulimin e njëinformacioni të tillë. Për më tepër, seminari do të ofrojënjë mundësi për të diskutuar masat e marra në vendosjen e udhëzimeve të qarta dhe masave mbrojtëse adekuate nënivele të ndryshme të procedurës së zbulimit tëinformacionit për të shmangur abuzimet. Audiencat e synuara përfshijnë deputetë, si dhe përfaqësues tëinstitucioneve përkatëse dhe palëve të interesuara, duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile. r.k

Previous Post

Berisha: Asnjë djegës nuk ekziston dhe prokuroria bën sikur heton, në fakt mbyll hetime

Next Post

SHKODËR/ Kishte pajisjet si të policisë, i fiksuar pas radiove dhe pistoletën e kishte me fishek në gojë

droni

droni

Next Post
SHKODËR/ Kishte pajisjet si të policisë, i fiksuar pas radiove dhe pistoletën e kishte me fishek në gojë

SHKODËR/ Kishte pajisjet si të policisë, i fiksuar pas radiove dhe pistoletën e kishte me fishek në gojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.