Kandidati i opozitës Belind Këlliçi publikoi sot hartën me qytetet në Evropë dhe më tej ku transporti publik është falas ose pjesërisht falas.
”Kjo është harta e qyteteve ku transporti publik është plotësisht ose pjesërisht falas.
Së shpejti edhe Tirana do bëhet pjesë e kësaj harte, duke e bërë transportin falas. Një veprim i tillë do të nxisë më shumë qytetarë që të heqin dorë nga qarkullimi me makina duke ulur trafikun e ngarkuar në rrugë, mbrojtur ambjentin e shëndetin si dhe duke kursyer kohë e para për qytetarët”, thotë Këlliçi në rrjete sociale. a.b












