Ish shefi forces detare ne ushtrine shqiptare Artur Meçollari u paraqit sot në SPAK.
Meçollari dëshmoi në SPAK edhe më datë 9 mars dhe më pas në 15 mars për një padi për pronat e ushtrisë.
SPAK po heton prej vitit 2021 dy kallëzime të bëra nga Meçollari kundër zyrtarëve të tanishëm dhe ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të cilët i akuzon për tjetërsim të pronave ushtarake, pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës. Bëhet fjalë për bazat ushtarake në Sarandë dhe Shëngjin. a.b











