Kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla tha sot para gjykatës se arrestimi i tij ishte për ta shmangur atë nga kandidimi për kryetar bashkie.
Alla u arrestua pasi akuzohet për abuzim me tenderin e Ujësjellësit, ku ka favorizuar një kompani.
“Në gjykimin tim më mirë të më thonin hap krahun, se sa të bëhen këro gjyqe politike”- është shprehur ai.
Vijon seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Allës dhe 10 zyrtarëve të tjerë. a.b












