Kryeministri Rama ka nisur të tjera kartolina për qytetarët me përfitime dhe premtime duke shkelur kodin zgjedhor që e ndalon këtë gjë në një periudhë katër mujore nga zgjedhjet.
”…. me këto “kartolina” të bukura nga Kuvendi i Shqipërisë, për të gjithë drejtuesit e automjeteve, falë votimit të mbrëmshëm të ndryshimeve në Kodin Rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, deklaron Rama duke njoftuar zgjatjen e rinovimit të lejedrejtimit dhe zgjatjen e afatit të instruktorëve të autoshkollave.












