KAS me relator Koli Bele vendosi sot të regjistrojë në zgjedhje PD në emër të Enkelejd Alibeaj ndërsa rrëzoi regjistrimin e PD me kryetar Sali Berisha.
Për me tej me shumicë votash KAS caktoi edhe kryetarin e PD në këto zgjedhje, Enkelejd Alibeaj, një rast ky i paprecendent i ndërmarrë nga trupa bordesh në çfarëdo cilësie.
Vendimi i mor vetëm me një votë kundër, atë të Elvis Cefës ndërsa procesi u drejtua nga Koli Bele ish sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve kur ministër ishte Damian Gjiknuri.
Për caktimin e kryetarit të PD votuan edhe Ledio Braho, propozuar për abokat të Popullit nga Alibeaj dhe Ilir Rusmali larguar nga qeveria e Berishës pasi u akuzua për shkelje etike.
Një ditë më parë KAS në mënyrë të pashpjegueshme ndryshoi edhe mënyrën e shqyrtimit të ankesave të dy PD-ve. KAS i vendosi 2 çështjet në dorën e Koli Beles.
Avokati i PD së Berishës, Ledio Nura e quajti vendimin skandaloz. KAS i dha Alibeajt edhe atë çfarë ata nuk e kishin kërkuar, caktimin e kryetarit të PD. a.b












