4 fëmijë në Tiranë po hetohen pasi nën kërcënimin e thikave grabitën bashkëmoshatarët e tyre. Ata janë të moshave 14-17 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të mitur (të moshave 14 dhe 17 vjeç), pasi dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, iu kanë marrë një shumë parash, disa bashkëmoshatarëve të tyre”, njofton policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.a.b











