• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrangallat e Ballukut, TEC-et lundruese i paguajmë 90 mijë euro në ditë

droni by droni
9 March, 2023
in Kronika
0
Rrangallat e Ballukut, TEC-et lundruese i paguajmë 90 mijë euro në ditë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A po kthehen dy TEC-et lundruese në gjirin e Vlorës në dy inceneratorët, e Elbasanit dhe Fierit, që janë, por nuk punojnë?

Pas mbetjeve në Tiranë, incenerimi imagjinar i të cilave u kushton qytetarëve 80 mijë euro në ditë, po ndodh e njëta gjë me vjetërsirat që erdhën nga Bangladeshi dhe u ankoruan në një nga gjiret detarë më të bukur të Europës?

Sa për dijeni: kostoja e rrangallave të Ballukut te vendosura në Vlorë, për të na shpëtuar nga kriza energjetike, është 90 mijë euro në ditë, ndërkohë nuk kanë prodhuar asnjë kilovatore energji elektrike.

Paratë paguhen një më një, por energji ata nuk prodhojnë.

Shqiptarëve, jo vetëm u duhet të paguajnë, por edhe të durojnë përqeshjen e ministrave të tyre.

“Investitorët amerikanë kanë filluar ta ndiejnë Shqipërinë si vendin e tyre, edhe duke humbur para, se mund t’i çonin këto anije në Gjermani, por e kanë marrë personale ndihmën ndaj Shqipërisë”, ishin fjalët e Belinda Ballukut.

Në krah të ministres në Vlorë ishte ambasadorja amerikane Kim, që gjithashtu e shiti këtë investim si ndihmë, jo kontratë biznesi.

Kontrata parasheh një pagesë prej 68 milion euro nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë. Që do të thotë rreth 90 mijë euro në ditë.

Dimri i parë iku dhe kriza e lajmëruar nga Rama nuk i ndezi TEC-et e Ballukut. Kësaj i thonë kontrata për të ndarë para me ministren që ka firmosur.

Burime afër qeverisë njoftojnë se TEC-et e Belindes, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” duan kohë që të fillojnë të punojnë.

Arsyet burokratike janë disa, por fakti është një. Sipas ekspertëve ata nuk punojne se energjia në bursa është shumë më e lirë se sa kostoja e prodhimit të saj nga TEC –et, ndaj nuk kanë asnjë leverdi të vihen në punë. E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese kushton shumë më pak e blerë në bursë.

Edi Rama thoshte për TEC-et se “nuk kanë ardhur këtu si rrënoja, por si rezultat i një pune të jashtëzakonshme diplomatike deri në nivelet më të larta”.

Kjo mund të jetë diplomaci e niveleve të larta, por edhe kostot për shqiptarët i ka të tejet të larta. Sa për termin “rrënoja”, e përdorur nga kryeministri, deri më tash ato nuk kanë shërbyer për asgjë më shumë se për të shëmtuar peisazhin dhe për vendpushim të pulëbardhave.

Partia Demokratike e ka theksuar se afera me dy TEC-et është një gjobë 90 mijë euroshe në ditë për shqiptarët.

Qeveria është përgjigjur me propagandë. Sa i takon SPAK, ai është kthyer vetë në një rrangallë që as punon dhe as flet. r.p

Previous Post

Gazment Bardhi: Nuk do të plotësojmë dokumentacionin

Next Post

Këlliçi bashkëbisedim me zonjat dhe vajzat: Mungojnë çerdhet, kopshtet, gjelbërimi dhe infrastruktura është jo e duhur

droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.