Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle këtë të enjtenë banesen e partneres së ish-zëvendës kryeministrit, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.
Në fakt kontrolle janë kryer në dy banesa, njëra që ndodhet te Shallvaret në Tiranë ndërsa tjetra është nkë vilë në bregdetin r Hamallaj.
Kontrollet janë kryer nga SPAK në vijim të hetimeve që struktura antikorrupsion po kryen ndaj tij në kuadër të procedimit 277/1. Kontrollet kanë nisur rreth orës 15:00, dhe kanë zgjatur për rreth një orë e 30 minuta.
Nga kontrolli në vilën e partneres së deputetit në Hamallaj janë sekuestruar dokumete të vilës dhe një shumë parash.
Më pas agjentët kanë vijuar me kontrollet e ish bashkëshortes së Ahmetajt. Në banesën e saj nuk janë gjetur as para e as sende të kundraligjshme. Por, SPAK ka mundur të sekuestrojë dokumente ne këtë banesë që mund ti vlejnë hetimit.
Prokuroria e Posaçme ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, që prej dhjetorit të vitit të kaluar. m.k











