Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.
Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi Artan Bobnaj, 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.
Shëebimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin Musa Çinari, 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. a.b











