• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rritja e pagës minimale, përfitim i madh për buxhetin e qeverisë, ja shifrat

droni by droni
3 March, 2023
in Ekonomia, Kryesore
0
Ministria e Financave, “gërshërë” në buxhet, 21.4 miliard lekë më pak se plani
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 prilli paga minimale në vend do të bëhet 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë që ishte deri tani, sipas vendimit të fundit të qeverisë, duke u rritur me 17.6%.

Rritja e pagës minimale, automatikisht çon dhe në atë të pagës maksimale. Burime nga Ministria e Financave thanë për Monitor se raporti do të vijojë të mbetet i njëjtë, pra me të njëjtën përqindje që rritet paga minimale, më atë rritet dhe paga maksimale.

Si rrjedhojë, nga 1 Prilli, paga maksimale, që sot është 149,954 lekë, do të rritet po me 17.6%, duke arritur në 176,416 lekë.

Ky nivel i ri i pagës maksimale do të sjellë automatikisht rritje të pagesës së sigurimeve shoqërore, që paguhen si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi.

Sipas llogaritjeve të ekonomistëve, në total, për një individ që i paguan sigurimet për pagë maksimale, rritja e saj nga 1 prilli automatikisht do të sjellë pagesa 17.6% më të larta. Konkretisht, shuma totale e sigurimeve për pagën maksimale (që paguhet si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi) do të jetë 43,222 lekë në muaj, nga 36,739 lekë në muaj, që ishte më parë, ose 6,483 lekë më shumë (nga të cilat 3,969 lekë do i paguajë punëdhënësi dhe 2,514 punëmarrësi), shiko tabelën në fund.

Rritja e vazhdueshme e pagës minimale, e shoqëruar me atë të pagës maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore në fakt ka shtuar barrën fiskale te punonjësit me paga relativisht të larta, të cilët penalizohen edhe nga tatimi i lartë i pagës prej 23% mbi kufirin e 200 mijë lekëve (ky kufi u rrit nga 150 në 200 mijë lekë në prill të vitit të kaluar).

Ndërsa vitin e kaluar efekti i zgjerimit dy herë së pagës maksimale u kompensua disi nga rritja e kufirit të pagës që tatohet 23%, këtë vit rritja e pagës maksimale është kosto e shtuar, si për punëdhënësin, ashtu dhe për punëmarrësin.

Për rreth 24 mijë të punësuar do paguhen rreth 15 mln euro sigurime më shumë në vit

Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, në vend janë 23,862 të punësuar, që paguajnë sigurime për pagën maksimale aktuale prej 149,954 lekë.

Nëse të gjithë ata do të paguajnë me pagën e re maksimale, shuma shtesë do të jetë rreth 115 milionë lekë (1.3) milionë euro) në muaj.

Për një vit, pagesa shtesë e sigurimeve, një pjesë e të cilave mbahet nga paga dhe pjesa tjetër derdhet nga punëdhënësi, luhatet në rreth 16 milionë euro (përllogaritjet janë bërë nga Monitor dhe janë të përafërta, pasi jo të gjithë këta të punësuar mund ta arrijnë nivelin e ri prej 176.4 mijë lekë në muaj).

Rritja e pagës minimale do të kompensohet për disa kategori

Rritja e pagës minimale do të sjellë një shtim të pagesave mujore të sigurimeve prej 1470 lekë në muaj (900 nga punëdhënësi dhe 570 nga punëmarrësi). Por, pjesa më e madhe e subjekteve që paguajnë punonjësit me pagë minimale do të kompensohen.

Dy ditë më parë, ministrja e financave Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të subvencionohet elementi i rritjes së kostos shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për çdo punonjës me pagë minimale, që janë në listëpagesën e muajit dhjetor.

“Kjo ndihmë vjen në mbështetje të atyre bizneseve që kanë një numër të lartë punonjësish. Numri i përafërt që përfitojnë nga kjo masë është rreth 30 mijë persona. Kjo mbështetje do të jepet të gjithë subjekteve për të mbështetur koston shtesë gjatë gjithë vitit 2023. Është një politikë që do të ndiqet në vijimësi nga qeveria shqiptare edhe për vitet në vijim, për të gjitha rritjet të pagës minimale të cilat do të jenë më të larta se sa rritjet normale që kanë qenë të zbatuara vitet e kaluara”. /Monitor

Previous Post

Kapet kanabis në Kuçovë, në pranga pronari

Next Post

Protestues nga zona të ndryshme të vendit janë nisur për në Tiranë

droni

droni

Next Post
Protestues nga zona të ndryshme të vendit janë nisur për në Tiranë

Protestues nga zona të ndryshme të vendit janë nisur për në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.