Një bos i mafies “Gargano”, Marco Raduanos u arratis nga burgu i Nouro në Sardenja të Italisë.
Sipas mediave italiane, arratisja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut në Nuoro. Në pamjet shihet 40-vjeçari nga Vieste, duke zbritur nga muri falë disa çarçafëve të lidhur me nyje dhe më pas duke vrapuar për t’u zhdukur me nxitim në rrugët e fshatit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në burgun e Sardenjës “Badu e Carros”, një burg i sigurisë maksimale nga i cili në 40 vite askush nuk kishte arritur të arratisej. a.b











