Aktivistja politike në SHBA, Evi Kokalari vendosi të zhvillojë takime politike në Shqipëri me titull ‘Konservatorët’ dhe sloganin “Shpëto Shqipërinë”.
Takimi i parë zhvillohet në Durrës ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Facebook. “Shihemi në Durrës! 4 Mars, 16:30 – Hotel Adriatiku. Hyrja e lirë për të gjithë”, shkruan Kokalari.
Pak ditë më parë Kokalari u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një mentalitet të ri politik ndryshe nga ç’është parë 32 vitet e fundit.
Sipas saj, këtë mentalitet mund ta sjellë vetëm diaspora, në bashkëpunim me elementë konservatorë në Shqipëri dhe me ndihmën e konservatorëve amerikanë dhe evropianë. a.b












