Vodhi shuma parash dhe sende personale, në 3 automjete, në qytetin e Sarandës, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:
Më datë 17.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. K.;
Më datë 15.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. T.;
Po më datë 15.02.2023, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. Ll.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky person. a.b
https://streamable.com/bew39a











