• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Noka: Skenar për ti mbyllur gojën opozitës, përfaqësojmë 750 mijë votues

droni by droni
15 February, 2023
in Kryesore, Politika
0
Noka: Skenar për ti mbyllur gojën opozitës, përfaqësojmë 750 mijë votues
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha sot se sa herë që të ndërpritet fjala e opozitës do të gjejmë forma të tjera për ta përcjellë atë.

Ai bashke me deputetin Belind Këlliçi isjin të në komisionin e Etikës ku pritet të merret vendimi për përjashtimin e tyre nga Kuvendi.
“Të jeni të sigurtë, as zonja Nikolla, as Ramë Gonigali, as të tjetër nuk do të ja arrijnë të mbyllin zërin e opozitës. Ne, demokratët, qytetarët e këtij vendi na kanë votuar aty për ti mbrojtur ata, për të folur dhe për fjalën e lirë. Pa fjalën e lirë, një parlament nuk mund të ekzistojë, ai quhet monist. Edi Rama vërtetë mendon të instalojë monizmin, por ne kemi për detyrë që të përfaqësojmë 750 mijë votuesit dhe të çojmë zërin e tyre në parlament.

Sa herë që zëri i tyre nuk do të na lejojë të shkojë në parlament, sa herë që ne do të na bllokojnë fjalën, siç ka ndodhur rëndom këtyre kohëve, ne do të gjejmë metoda për të folur dhe përcjellë mesazhet tona.

Asnjë nen i rregullores nuk është thyer në parlament.

Unë këtu mund të ju bëj me dije kohën kur nuk dhunohej opozita dhe kur funksiononte demokracia.

Me vuvuzela, me bilbila, protestonte për të drejtat e veta opozita. As nuk shpallej armik, as nuk tentohej të likuidohej, as nuk persekutohej, as nuk tentohej të bëheshin gjyqe publike siç donin të na bënin sot ne, as nuk merrej vendim në emër të popullit siç donin ta bënin sot këta, por respektohej, opozita është pasuri kombëtare.”, tha Noka.

MË HERËT/ Noka dhe Këlliçi në komision:

Flamur Noka: Prej kaq vitesh. Keni 9 vite që Edi Rama kërkon t’i heqë zërin opozitës. Edi Rama është njeriu i vetëm në 32 vite demokraci që është intimidues i pareshtur, përsëritës, seancë pas seance, javë pas jave, muaj pas muaji dhe vit pas viti i opozitës.

Pra, është intimidues, shantazhues, ofendues. Kur Edi Rama përdorte fjalë fyese ndaj opozitës, ju duartrokisnit.Zonjë, ka mundësi? Ti më ke thirr për ato që më ke thirr ti, unë kam ardhur për ato që di unë. Nqs ju mendoni se unë do vij të flas, se jeni bërë si Lindita. Sa kënaqesh kur them si Lindita.
E dini ku kam qënë unë aty? Ja shikojeni:

Flamur Noka shfaq videon:

Ky ka qenë parlamenti, ishit ju. Ju keni poshtë me bilbila, duke protestuar. Ky ishte parlamenti. As ju përjashtonte, as ju shpallte kush armiq. Dëgjoje, ja ku e ke videon. Ishe dhe ti aty. Nuk të ka shpallur kurrë kush armik. As të ka përjashtuar, as të ka fyer, as të ka ofenduar demokracia. Që të mësoni ju.
Se sot po mundoheni të tregoni demokraci, demokraci. Jo. Kjo që po aplikoni ju sot e di çfarë është apo jo? Monizëm. Luftë për të asgjësuar opozitën, për të zhdukur PD.

Edhe me megafon jeni brenda në sallë. Është opozita, është PS. Gramoz Ruçi Sekretari i Përgjithshëm është në krye. Ja ku e ke me video. Me zë dhe me figurë. E ke për të kërkuar të drejtën e fjalës dhe të drejtat e tyre.

Çfarë po kërkojmë ne? Ne thjesht po kërkojmë të trajtohemi si opozitë e vendit. Thjesht po kërkojmë të na jepet fjala, dhe asgjë më shumë. Dhe jo sapo të na jepet fjala, të na ndërpritet. Dhe ju jeni deputete, si edhe unë në këtë parlament. Ju keni ndjek dhe keni qenë aty gjithë kohën, dhe sa herë që merret fjala ndërpritet për 30 sekonda.

Zonjë, unë jam deputet i Kuvendit. Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e këtij vendi. Banorët që më kanë votuar mua, kanë votuar që unë të flas. Në rast se ju vazhdoni t’i mbyllni gojën opozitës duke e shpallur armike, pasi tentuan nëpërmjet McGonigal për ta zhdukur dhe likujduar atë.

Tani po vazhdoni të na përzini edhe nga parlamenti, të na mbyllni gojën dhe të na përjashtoni përsëri nga parlamenti. Ne kemi një detyrë zonjë dhe ajo është që të përçojmë zërin e qytetarëve, zërin e opozitës. Të mbrojmë demokracinë dhe fjalën e lirë. Se demokraci pa fjalë të lirë nuk ka. Liri pa fjalë të lirë nuk ka, kjo është skllavëri.

Kështu ju kkomandon dhe shefi juaj me telefon, mendon se do të vërë kundër opozitën dhe do të zhdukë fjalën e lirë. Ne do ta mbrojmë fjalën e lirë dhe opozitarizmin me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Në rast se ju mendoni se kur bllokohet fjala, unë nuk paskam të drejtën t’i fryj një bilbili për t’i dhënë alarmin se në këtë parlament fjala e lirë ka vdekur, këtë e keni gabim. Ju gjykoni me frymë dhe mentalitet monist zonjë.

Belind Këlliçi: Të lutem vetëm një pyetje kam. Këtë videon ka mundësi ta shikoj edhe unë, se është provë? Po sekretariati mund të ma edhe japë mua? Ta di se kur i kam bërë këto vepra këto akte? Meqë na keni thirruar na i tregoni tani.

Flamur Noka: Unë doja që kolegët e tu të thonin që Flamur Noka ka thyer nenin kaq e kaq të rregullores. Sali Berisha ka thyer nenin kaq e kaq të rregullores në këtë seancë. Nuk ma lexove, thjesht ti dhe një pretencë politike. Këta shpalle na armiq nga monizmi se ka urdhëruar Sulltan Surreli dhe nuk the asgjë tjetër.

Belind Këlliçi: Znj. Bushka të them vetëm diçka unë se kjo është e përsëritur. Edhe para dy javësh unë jam përjashtuar po njësoj në një senacë ku nuk kam folur. Më kanë përjashtuar për dhjetë ditë. Herën e parë e lashë. Nuk u mora me këtë çështje.

Arsyeja pse vij sot është se ndodh e përsëritur brenda një muaji. Brenda një muaji përjashtohem për herë të dytë, pa folur në seancë, pa bërë asgjë. E vetmja gjë që kam bërë është që kam hyrë live në facebook. Dhe këtë nuk ka asnjë kod rregulloreje që të ma mohojë, dhe nuk kam shkelur asnjë kod etike.

Ju ftoj që të ma përmendi edhe njëherë kë kam fyer, kë kam sharë, kë kam shantazhuar, kë kam cënuar, çfarë kam bërë në seancë? Ta di dhe unë se nuk kam folur. Nuk e di sesi mund të përjashtohem.

Mund të më thoni se çfarë është sjellja jo parlamentare? Si mund të bllokohet foltorja kur nuk je as aty prezent? Ku e bllokuam foltoren se nuk kemi fol? Nuk kemi folur fare. Kam kërkuar të flas dhe s’më keni dhënë të drejtën e fjalës, edhe më ndëshkoni. Në seancë që ikën dritat foltorja nuk funksiononte se ju i kishit hequr zërin, a e patë?

Flamur Noka: Kam vetëm një kërkesë. Në fund të vendimit shkruajeni në emër të popullit se është e vetmja gjë që ju ka mbetur pa shkruar. Shko në familje dhe thuaji që po i shërben me devotshmëri atyre që kanë persekutuar familjen tënde. a.b

Previous Post

Bordi i qeverisë rrit sërish çmimin e naftës

Next Post

Vendimi i Kuvendit, Rama në Parlament pasi përjashtohen deputetët e opozitës

droni

droni

Next Post
Spiropali fyen Bardhin: Sërish ju pyes zoti Bardhi: pse keni frikë nga gratë?

Vendimi i Kuvendit, Rama në Parlament pasi përjashtohen deputetët e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.