Shqipëria ul sot flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi e Siri i 1 jave më parë.
Vendimi u mor 3 ditë më parë nga Qeveria Shqiptare.
Shqipëria ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të paktën 34,179.
Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM ka raportuar se numri i viktimave në Turqi ka arritur në 29,605.
Ndërkohë, numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4.674. Ky bilanc tragjik përfshin më shumë se 3,160 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita të Sirisë Veripërëndimore. Ndërsa, referuar Agjencisë Shtetërore të Lajmeve SANA, numri i viktimave në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë është 1,414. a.b











