Zyrtarja e lartë e qeverisë, Alda Klosi ka mbetur në burg pas seancës gjyqësore për masën e sigurisë. Klosi aktualisht gjendet në spital.
Gjyqi ka zgjatur rreth një orë dhe gjyqtari Arben Micko pranoi kërkesën e prokurorisë.
Arrestimi i saj ndodhi pas dëshmisë së sanitares dhe një dëshmie kontradiktore të vëllait të saj në lidhje me 120 mijë eurot e ‘vjedhura’ në shtëpinë e saj. a.b












