Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi sot me konsensus ndryshmet në Kodin Rrugor mes të cilave është zgjatja në 15 ditë afati i pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod.
Ndërkaq është rënë dakord edhe për rritjen e shpejtësisë së lejuar në autostradat që plotësojnë standardet, në 130 km në orë nga 110 që është aktualisht.
“Dakord, kundër nuk ka. Faleminderit të gjithëve për kontributin.
Po ashtu vlefshmëria e të gjitha patentave do të zgjatet në 15 vite. Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë”, tha deputeti socialist Arben Pëllumbi. m.k












