Një person humbi jetën në Kolonjë pasi ra nga kali pasi ky i fundit u tremb nga sulmi i disa qenve njëherësh.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se I.L. 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar qetësisht derisa kali u hodh nga ulërimat e qenve.
Për pasojë i moshuari është rrëzuar nga kali dhe ka ndërruar jetë menjëherë.
Po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.r.k












