• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kreu i PL, Ilir Meta: Unë i njoh të dy, ja rrethanat

droni by droni
1 February, 2023
in Kryesore, Politika
0
Kreu i PL, Ilir Meta: Unë i njoh të dy, ja rrethanat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar njohjet e tij personale me personin A dhe B në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal.

Në A2 CNN, gjatë një interviste me gazetaren Alba Alishani, Meta pohoi se z. Agron Neza e njeh prej të vëllait, Agim Neza, të cilin e ka pasur zëdhënës personal gjatë kohës kur ka qenë në krye të Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, ai konfirmoi edhe afrinë familjare me Dorian Duçkën. Për këtë të fundit tha: Si Doriani unë kam nja 200 kushërinj, por çuditërisht asnjë tjetër nuk zgjodhi z. Rama ta kishte si këshilltar pa pagesë.

Teksa po flisnim për dosjen, z. Meta, ju thatë që “nuk po përmendim emra”, megjithatë ne këto ditë i kemi përmendur dhe shqyrtuar emrat, të cilët u zbuluan të jenë protagonistët ose inicialet e kësaj dosjeje famoze. Agron Nezën “Personin A” e keni njohur ndonjëherë nga afër?

Po unë e kam njohur “Personin A”, zotin Agron Neza si vëllai i këshilltarit tim të ndjerë për mediat, zëdhënësi im, zotin Agim Neza, i cili ka qenë zëdhënësi im në kohën që unë kam qenë ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. Kështu që kjo është e vetmja njohje e imja me zotin Neza në këtë lloj raporti.

Për më tepër që me familjen Neza kam një raport të hershëm, që nga Zenel Neza që ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë së Tropojës, në vitin 1992, edhe me shumë të tjerë.

Ndërkohë, emri tjetër që përmendet në akuzën ndaj agjentit të arrestuar të FBI-së është gjithashtu shqiptar, është protagonisti Dorian Duçka, të cilin ju nuk e keni përmendur me emër, por si bashkëpunëtor të Edi Ramës. Është folur për lidhjet e tij me ju gjatë kohës kur keni qenë në qeverisje. Por, zonja Kryemadhi foli edhe për lidhjet tuaja familjare, në fakt i konfirmoi ato, jo vetëm me ju, por edhe me eksponentë të mazhorancës. A ju pengon kjo pjesë në denoncimin e kësaj çështjeje, apo nuk iu komplekson emri “Duçka” në këtë mes?

Absolutisht. Së pari nuk ka se si të më kompleksojë. Së dyti kam vënë re disa spekulime për ta paraqitur gjoja si një njeri, që meqenëse ka shërbyer për LSI-në në të kaluarën, apo ka një lidhje familjare me mua, është si rezultat i këtij raporti, edhe njeri kaq i afërt i zotit Rama.

Mendoj që ky është një mashtrim publik me qëllime justifikimi për përgjegjësinë e Edi Ramës në gjithë orkestrimin e këtij skenari mafioz për korruptimin e zyrtarëve ndërkombëtarë, dhe mund t’ju them se, si Doriani unë kam nja 200 kushërinj, por çuditërisht asnjë tjetër nuk zgjodhi z. Rama ta kishte si këshilltar pa pagesë. Kështu që besoj që është shumë e qartë.

Natyrisht që ka edhe një malinjitet, sepse ai është përpjekur ta përdorë atë në ato lidhje ndërkombëtare që ai ka pasur, sigurisht duke thënë që, “ja ku është kushëri edhe i filanit”. Personi në fjalë është edhe kushëri i ministres së z. Rama, zonjës Etilda Gjonaj, por s’mund të akuzoj zonjën Etilda që ka ajo përgjegjësi për çdo veprimtari të Dorianit, apo jo?

Në rastin konkret, çdo përpjekje për të sfumuar përgjegjësinë e arkitektit dhe orkestruesit të shndërrimit të Shqipërisë, e sidomos të qeverisë dhe zyrës së Kryeministrit, në një qendër rekrutimi të zyrtarëve më të lartë e të rëndësishëm të vendeve aleate dhe perëndimore me qëllim përdorimin e tyre kundër opozitës, kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës, vetëm për qëllime të brendshme dhe për të çimentuar regjimin e tij të korrupsionit, pra të gjitha këto përpjekje duhen hetuar deri në fund. Dhe duhet çmontuar i gjithë ky sistem duke vendosur secilin përpara përgjegjësisë për atë që i takon. m.k

Previous Post

5 miliarderët shqiptarë, 2 prej tyre dëgjohen për herë të parë, në listë mungon Kastrati

Next Post

Bie nga kali pasi sulmohet nga qentë, por nuk ngrihet më

droni

droni

Next Post
Korçë, karroca aksidenton 55-vjeçaren, arrestohet karrocieri

Bie nga kali pasi sulmohet nga qentë, por nuk ngrihet më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.