U nënshkrua sot marrëveshja për zhvillimin e projektit shumë të diskutuar dhe të dyshimtë “Durrës Yacht & Marina”.
Investimi pritet të kapë vlerën rreth 2 miliardë euro dhe do të shtrihet në 450 hektarë dhe do tëçelë përgjatë gjithë zhvillimit të tij 12 mijë vende të reja pune.
Ky projekt parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët, ku shteti është aksionar në masën 33% dhe ka të gjitha benefitet e një aksionari në të ardhura dhe fitim.
“Durrës Yacht & Marina hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik” – u shpreh Kryeministri Rama në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për projektin mes qeverisë shqiptare dhe EagleHills Real Estate Development, të përfaqësuar nga Mohamed Alabar. r.k











