Ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angelov, do të qëndrojë në Sofje derisa qeveria bullgare të shohë shenja ndryshimi. Është cinike të diskutosh projekte me RMV-në ndërsa Hristijan Pendikov është i shtrirë në spital, tha Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollai Milkov, njofton “BGNES”.
Milkov është intervistuar sot në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme. Kryetarja e Komisionit, Ekaterina Zakharieva, në seancë ftoi edhe ambasadorin Angel Angelov. Seanca zhvillohet në sfondin e rrahjes brutale të Hristijan Pendikov.
“Nëse RMV vazhdon të sillet kështu, është e mundur që ne të vendosim sërish veton. Është cinizëm të diskutosh për projektet e eko-shtigjeve me vendin derisa Pendikov është në spital”, tha Milkov. abc












