Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Silger Dimo. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Silger Dimo, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. m.k












