• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si po rrezikohet liqeni i Ohrit nga ndotja mjedisore. UNESCO paralajmëroi

droni by droni
22 January, 2023
in Kronika, Kryesore
0
Liqeni i Ohrit, bashkë me pjesën shqiptare bëhet pjesë e UNESCO-s
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019, transmeton Zëri i Amerikës.

Por ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij.

UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasuri.

Dy vjet pas këtij rekomandimi, autoritetet shqiptare vazhdojnë të bëjnë një sy qorr.

Gani Bego, specialist i administratës së zonave të mbrojtura në Pogradec e konsideroi çështjen e mbetjeve minerare një problem të mbartur ndër vite, ndërsa theksoi se katër kompani vazhdojnë të kryejnë aktivitet minerar në vijën e liqenit të Pogradecit.

“Ky aktivitet fatmirësisht vitet e fundit ka pësuar rënie, por ka ende disa subjekte që vazhdojnë aktivitetin. Janë subjekte që shfrytëzojnë në karrierë dhe sigurisht që nga reshjet e shiut, metalet e rënda të këtij aktiviteti përfundojnë lehtësisht në liqen”, tha zoti Bego.

“Ne si Administratë e Zonave të Mbrojtura kemi ushtruar dhe kontrolle, kemi mbajtur aktet e konstatimit në disa subjekte dhe kjo është detyra jonë, të mbajmë aktet e konstatimit”, shtoi ai.

Sipas ekspertit të mjedisit, Arjan Merolli, mbetjet minerare kanë shkaktuar ndotje ekstreme të liqenit, me norma shumë herë më të larta se ato të Bashkimit Europian. Zoti Merolli shton se mbetjet e metaleve të rënda gjenden tashmë në organizmin e tre peshqve më të njohur komercialë të këtij liqeni –koranit, belushkës dhe krapit.

“Në rast se nuk marrim masa me këto mbetje minerare në formë shllamesh, që janë shumë të rrezikshme, do të humbasim me kalimin e kohës kriteret për të cilat ky rajon është shpallur si trashëgimi natyrore botërore. Duke qenë në dimensione shumë të vogla, këto masa e dëmtojnë shumë faunën e liqenit, sepse bëhen ushqim për llojet e ndryshme të peshqve në liqenin e Ohrit”, thotë zoti Merolli.

Bashkia e Pogradecit pretendon se po punon për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe sipas saj, pjesa më e madhe e mineraleve është pastruar.

“Një ndër problematikat e listuara nga UNESCO është dampa e mineraleve në Gurin e Kuq, një vend-depozitim mineralesh që është prej shumë kohësh atje. Pjesa më e madhe e saj është evaduar dhe pastruar dhe jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës për të hequr dhe pastruar edhe pjesën tjetër të kësaj mase materialesh”, tha nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës tha në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se dampa të tjera në zonën e liqenit janë duke u shfrytëzuar nga dy kompani koncesionare përmes lejeve të shfrytëzimit, që pritet të zgjasin deri në vitin 2026.

“Këto dy leje minerare përcaktojnë se nuk shfrytëzohet mineral në vendburim, por përdoret gjendja e stokut. Lejet e dhëna kanë si objekt shfrytëzimin e dampave, pasi ato kanë mineral hekur-nikeli. Sipas kontratës, detyrimi i kompanive për të pastruar dampat përfundon në momentin që ju përfundon leja e shfrytëzimit”, u përgjigj ministria.

Eksperti i mjedisit, Arjan Merolli thotë se e ka ndjekur nga afër procesin dhe ka vërejtur shkelje të tjera mjedisore.

“Ajo që është më shumë shqetësuese është që heqja e mineralit nuk ka respektuar asnjë nga nga ato rregulla që të ketë garanci që asnjë nga ato sasi të mineralit të hekur-nikelit mos kalojë përmes shirave apo faktorëve të tjerë atmosferikë në liqen. Përkundrazi, është muri rrethues i saj dhe nëpërmjet mjeteve të ngarkimit është hequr minerali pa respektuar asnjë nga ato rregulla”, përfundoi ai./VOA

Previous Post

ARTAN FUGA/ Mbi sekretin e jetës që nuk është pikërisht kjo që bëhet*

Next Post

Luizi i Big Brother, dy noterë flasin për licensën e noterit që kishte lojtari i BBV

droni

droni

Next Post
Luizi i Big Brother, dy noterë flasin për licensën e noterit që kishte lojtari i BBV

Luizi i Big Brother, dy noterë flasin për licensën e noterit që kishte lojtari i BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.