Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara, bëjnë të ditur burime bga spitali.
Për këtë ka reaguar edhe kandidati për kryetar bashkie në Elbasan, Luçiano Boçi. Ai thotë se rrezikohet edhe shërbimi i urgjencës.
“Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.
Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast.
Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.
Njerëzit janë të pashpresë!
Rama vazhdon shown e rradhës”, deklaron Boçi në rrjete sociale. a.b











