Eksperti i IT, Gent Progni ka bërë një kallezim ne SPAK per sulmin kibernetik ndaj e albania dhe sistemeve të tjera të komunikimit në institucionet shqiptare.
Progni tha se kallëzimin e ka bere si individ ne emer te 550 programuesve.
“Nga ballafaqimi i gjetjeve tona, bazuar mbi informacionet publike, kqyrjen e protokolleve të sigurisë , me ligjet e shkruara na rezulton se ka shkelje të rëndë penale nga ana e punonjësve publike që administrojnë serverat dhe rrjetet kompjuterike në vend. Emrat e tyre ju i gjeni shumë kollaj, mjafton të shqyrtoni organigramën e institucioneve publike dhe të detyrave funksionle që ata kanë”, deklaron Progni. a.b











