Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, protestuan sot në mbështetje të tij, pas polemikave të shumta për sëmundjen e paqënë që ai deklaroi në spektakël reality show.
Ata u mblodhën në orën 13:00 para shtëpisë së famshme të Big Brother, duke brohoritur: “Luiz, Luiz” dhe mbajtur foto të Luizit duke treguar mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran.
Protesta ka nxitur ironinë e faqeve të njohura që tallen me protestuesit.
“Shqiptaret duke protestuar per padrejtesite qe i jane bere Luizit te Big Bordello Vip. Kurajo pellazge! Mos u terhiqni deri ne vdekje. Nje bravo e madhe per ju”, ironizon Brryli broadway. a.b











