Kryetari i PL, Ilir Meta e komentoi me ironi largimin e deputetit të Shkodrës Agron Çela nga PL tek PS.
Ai tha se ky ishte një lajm i vjetër dhe se nuk ndikon asgjë.
Ndërsa lidhur me ndikimin në rezultat në Shkodër Meta tha se koalicioni do fitojë në Shkodër edhe më thellë se më 6 mars.
“Rama e ka kthyer Shkodrën në fshat, ia ka hequr gjithë drejtoritë. Ndërkaq për ndikimin Sali Berisha i shqepi vetëm fare me 6 mars”, tha Meta gjat një konference për mediat në selinë e PL. a.b












