Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë kërkesën e Gazment Bardhit përmes avokatit për ndryshimin e gjyqtares që do të shqyrtojë çështjen që lidhet me kuvendet e PD.
Po ashtu Apeli gjobiti Bardhin me 10 mijë lekë.
“Sot ne date 12.01.2023, ne dhome keshillmi u shqyrtua kerkesa civile me objekt “perjashtim gjyqtari”, me kerkues, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi ka paraqitur nje kerkese te nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Z. Gazmend Bardhi, me te cilen ka kerkua perjashtimin e gjyqtares relatore Irida Kacerja”, thuhet në njoftimin e Apelit. a.b












