Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se pas largimit të Bashës ai ishte përfaqësues i PD ndërsa komentoi rreth vendimit të tij për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi demokrat.
“Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Bashës. E kuptoj hallin e atyre që bëjnë lëvizje agresioni.
Jam mësuar me etiketimet që më vënë krah Ramës. Agresioni ndaj meje hall i Berishës dhe Ramës. Ata që janë bashkë kanë hallet e tyre personale.
Duhet të jemi të sinqertë para demokratëve dhe publikut”, tha ndër të tjera Alibeaj për gazetarët. a.b











