Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. a.b











