Janë publikuar këtë pasdite 1000 llogari bankare të klientëve, kompanive dhe bizneseve shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi edhe shumën e parave të depozituara.
Databaza u publikua prej grupit të hakerave “Homeland Justice” ndërsa në të dhënat përfshihen llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës, por jo emrin e bankës.
“Sipas opinionit tuaj, në cilën bankë sundimtarët e korruptuar të Shqipërisë i pastruan paratë që morën nga Muxhahedinët. Na e specifikoni”, pyesin hakerat bashkangjitur me databazën e të dhënave të publikuara. m.k












