Daniele Amurro, u hodh këtë mbrëmje nga kati i tretë i shtëpisë duke i dhënë fund jetës.
Amurro kishte gati një vit që jetonte me familjen në fshatin Cerkovinë në një banesë me qera.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k











