• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SALI BERISHA/ 32 vjetori i fjalës së lirë, çfarë solli gazeta RD në lirinë e shqiptarëve

droni by droni
5 January, 2023
in Kryesore, Opinion
0
SALI BERISHA/ 32 vjetori i fjalës së lirë, çfarë solli gazeta RD në lirinë e shqiptarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sali Berisha

5 janari i vitit 1991 është për ne shqiptarët dita e fjalës së lirë. Si sot 32 vjet më parë u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetës së fjalës së lirë dhe mendimit të lirë pas pothuaj gjysëm shekulli monizmi total në diktaturën hoxhiste. Në dallim nga vendet e tjera ish komuniste në të cilat u tolerua një lloj shtypi klandestin dhe një formë e kufizuar e pluralizmit të mendimit, në Shqiperinë Hoxhiste e shpallur me kushtetutë se shteti i diktaturës së proletariatit, fjala e lirë deri në vitin 1990 po të dilte nga goja, ndëshkohej sipas nenit famëkeq 55 me shumë vite burg. Kurse për një trakt të shtypur, autori dënohej dekada burg, e madje dhe pushkatim!

Në Shqipëri pa mohuar një ndikim skajor të glaznostit të Gorbaçovit, pluralizmi i vërtetë i mendimit dhe pluralizmi politik lindën si binjake të lëvizjes studentore, revolucionit demokratik të dhjetorit 1990. Kështu fill pas themelimit të PD Komisioni i saj nismëtarë në njërën nga mbledhjet më të para të tij në një vendim historik vendosi botimin e gazetës “Rilindja Demokratike” si gazetë e fjalës së lirë, organ i Partisë Demokratike si dhe miratoi bordin drejtues të përbërë nga gazetarë, publicist, shkrimtarë, intelektualë të shquar. Krahas tyre një grup studentesh aktiv në lëvizjen e dhjetorit do nisnin punën në ekipin e gazetës, si dhe intelektualë të shquar të fushave të ndryshme të Tiranës do ishin bashkëpunëtor të saj.

“Rilindja Demokratike” lindi me një mision të madh:
-si zë i të vërtetës në mbreterinë e mashtrimit,
-si rreze drite në hapsirën e erresirës gjysëm shekullore
-si zëdhënëse e fjalës së lirë, anticensurës, por edhe e revolucionit demokratik antikomunist të viteve 1990
-si zëdhënëse e interesit dhe çështjes kombëetare deri atëherë të tradhëtuar
-si themeluese e shtypit të lirë,mësonjtore e tij.

Numrin e saj të parë e pritëm në një natë të bardhë, pothuajse si nje akt të magjishëm, si një mesazh gjysëm hyjnor. Ky numër hapej me titujt kushtuar fjalës së lirë, interesit kombëtar, si ylli polar i Partisë Demokratike, tregut të lirë dhe kronikat e lëvizjes studentore të atyre ditëve që ndanë epokat si dhe veprimtaritë në Tiranë dhe rrethe të Partisë Demokratike.

Fryma e hapur, guximi i ekipit të saj, përmbajtja, vërtetësia, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysëm shekullore e shqiptarëve për fjalën e lirë, e bënë Rilindjen Demokratike që në numrat e parë organ të të vërtetave të ndaluara, të mendimit të lirë, gazetën më të fuqishme, më të lexuar në tërë historinë e shtypit shqiptarë. Në javët dhe muajt në vazhdim “Rilindja Demokratike” si një akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt në të gjitha labirintet e territoret e ndaluara të psikologjisë të shoqerisë më moniste të Europës duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabutë që i mbanin të pushtuara. Gazeta që në numrat e parë përballoi me sukses armiqesinë e egër të partisë terroriste, nomenklaturës dhe organit të saj “Zëri i Popullit”. Duke qëndruar zëdhënëse e revolucionit demokratik e antikomunist tëbviteve ‘90 ajo i rezistoj gjithashtu presioneve të pamerituara absurde partiake për të qendruar besnike misionit të saj kryesor, zëdhënëse e fjalës së lirë ,zëdhënëse e së vërtetës. Ajo me gjithë presionin dhe perpjekjet për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë gjatë problemeve të brendshme të Partisë asaj vjen sot në 32 vjetorin e saj përsëri si organ i të vërtetës, transparencës, antimafies që përballet me vendosmëri dhe guxim, me pushtetin me të korruptuar, me të inkriminuar nëbEuropë të Edi Ramës, me qeverinë e tij organizatë e vertetë kriminale.
Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh, mirënjohjen time më të thellë ndaj të gjithë atyre që themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojnë dhe sot “Rilindjen Demokratike” si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të fjalës dhe mendimit të lirë.

Previous Post

Deklarata e ashpër nga shqiptarët në SHBA: Tolerimi i mëtejmë i Serbisë rrezikon përshkallëzime serioze në Ballkan

Next Post

Prangoset shoferi që u përplas në Rrugën e Arbrit

droni

droni

Next Post
Kush humbi jetën këtë mbrëmje në Rrugën e Arbrit

Prangoset shoferi që u përplas në Rrugën e Arbrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.