Kryeministri Rama tha sot se paratë e përfituara nga tatimi i jashtëzakonshëm ndaj hidrocentraleve private do të kalojë si shtesë për pensionet.
”Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategori të tjera më në nevojë”, shkruan Rama në rrjete sociale.
Po sot Rama tha se do nisë ndërtimi me shumë mundësi i stadiumit Selman Stermasi pa përcaktuar nëse do të jetë me kullë apo pa kullë.
”3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë.
Dhe “Selman Stërmasin” me Bashkinë e Tironës besoj”, shkruan Rama në rrjete sociale. a.b













