Rreth orës 18:45, në fshatin Ziçisht, Devoll, ka rënë zjarr në kasollen me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të shtetasit P. L. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht. r.k












