Dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2, do t’i ofrojnë një skanim për 3 vite rresht të të gjithë territorit të vendit.
Në pikën 10 të kontratës veç monitorimit të territorit, flitet për trainime teknike e profesionale në vend për këtë lloj shërbimi. Gjithashtu do të ofrohet edhe përpunimi i Informacionit Gjeohapesinor (GIS) si dhe ofrimi i produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.
Sipas kontratës Agjencia jonë e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion me saktësi dhe imazhe të cilat afrohen deri në 70 cm mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora.
Do të ofrohet gjithashtu edhe një skanim i një zone mbulim prej 25 kilometrash përgjatë gjithë hapësirës kufitare zyrtare tokësore.
Kontrata ka një vlerë prej 663 milionë Lekësh ose 6 milionë Dollarësh. m.k











