I dyshuari për vrasjen e Edmond Papës, i riu Albano Velo është larguar nga vendi në datën 20 dhjetor, 4 ditë pas atentatit për të qëndruar 10 ditë në Francë.
Velo është kthyer në Shqipëri në datën 31 dhjetor nga aeroporti i Rinasit nga ku është shoqëruar nga policia për tu dorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Aty ai është marrë në pyetje nga hetuesit për disa orë, ndërsa mëngjesin e 1 janarit të këtij viti atij i është komunikuar masa e arrestit në flagrancë, masë kjo e cila u la në fuqi edhe nga Gjykata.r.k












