Moderatorja dhe gazetarja Zhaklina Gjolla ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2.
Gjolla kërkoi të largohet nga gara, ndërsa gjithçka iu komunikua pjesës tjetër me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.
“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.
Gjolla performoi mirë në sfidën e saj që momentin e parë kur iu desh të jetonte disa ditë në një rulot të vendosur në oborrin e shtëpisë. a.b












