Rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.k












