• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Fundviti me një falenderim për pastorin Pano e një kërkesë për kandidatin Këlliçi

droni by droni
30 December, 2022
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

(Mbi një çështje jo të parëndësishme si promovimi i transgjinorizmit me taksaparatë tona nga ofiqarët shtetërorë; sidhe mbi reagimin politik ndaj tij)

Së pari një falenderim pastorit Akil Pano që na solli në vëmendje se Bashkia Tiranë ka aprovuar e financuar një pikturë në një fasadë konvikti të Qytetit Studenti, e cilaparaqet një grua transgjinore gjysëm të zhveshur; si dhe nevojën që komuniteti i banorëve të pyetet për llojin e artit mural që ata e fëmijët e tyre do t’u duhet të vështrojnë përditë. 

Së dyti sqarimi i Bashkisë se aty nuk paraqitej një transgjinore por një lypëse rome me të cilën “kishte krijuar lidhje’ piktori spanjoll (i kontraktuar nga bashkia) është i pavërtetë dhe për këtë nuk nevojtet hetim si për inceneratorët. Mjafton të shikosh muralen e të kesh parë lypset me ose pa ngjyrë duke bredhur në Tiranë. 

Më tej do të thoja se nevojitet një fokus më i madh i debatit publik, me përfshirjen e aktorëve politikë, për modelin e normat e shoqërisë tonë në këtë shekull. 

Muralja e transgjinores apo më herët tentativa në çerdhet bashkiake për të zëvendësuar emërtimin tradicional të prindërve me formula pa identitet si Prindi 1/Prindi 2 dëften se ofiqarët rilindistë po tentojnë vjedhurazi të aplikojnë një ideologji të konsoliduar në dy dekadat e fundit në Perëndim, sidomos në ShBA përfshi universitetet, korporatat dhe grupime politike të majta. Kjo ideologji e njohur edhe si woke në aspektin gjinor të saj përpiqet që forma ekstreme të seksualitetit t’i konsiderojë si normale madje edhe t’i promovojë si modele sociale. 

Këtu nuk bëhet fjalë për homoseksualitetin e dy gjinive, i cili është fenomen i njohur që nga kohët e lashta e për të cilin lipset jo vetëm tolerancë e mosdiskriminim. Çdo personi, pavarësisht nga orientimi seksual, nuk mund t’i mohohet në asnjë mënyrë dinjiteti njerëzor. Mbase edhe duke parashikuar rregullime ligjore të përshtatshme. Por pa shkuar tek martesa e birësimi. 

Këtu bëhet fjalë për p.sh. për nxitjen psikologjike të fëmijëve të mitur që të ndërrojnë seksin edhe me kirurgji. Tashmë është e provuar se viktimat e këtij “tranzicioni” në moshë të rritur kanë pasoja serioza psikologjike e fiziologjike; shumë syresh nuk mundet të kthehen më mbrapa. 

Ishte e rëndë që TVSh, i financuar nga publiku, në gusht 2021 transmetoi një film amerikan ku një preadoleshent fiksohet se don të jetë vajzë, bind prindërit e tij që t’i japin leje për të marrë medikamente bllokuese të pubertetit e më vonë për operacion ndryshimi të gjenitaleve nga mashkullore në femërore. Është edhe më e rëndë që askush nuk reagoi: as anëtarët e Keshillit Drejtues të RTSh që kanë përgjegjësinë e tagrin për të ndërhyrë; as deputetët që i emërojnë këta anëtarë dhe që nuk e panë të arsyeshme t’u kërkojnë llogari apo edhe të shpreheshin vetë për filmin. Vetëm Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) u mjaftua me një vërejtje pa zarar. Megjithatë përgëzime e faleminderit edhe për kaq. 

Është e diskutueshme nëse ofiqarët rilindistë si Veliaj veprojnë kështu në bazë të bindjeve të tyre (nëse kanë brendësuar ideologjinë woke) apo për oportunizëm politik (duke tentuar të marrin përkrahje nga segmentë të komunitetit ndërkombëtar që janë pro wokizmit). Mbase është kjo e dyta. 

Por e sigurt është që keto gjeste fillestare të tipit “hedh gurin e fsheh dorën” duhen kundërshtuar me argument e me qartësi morale. Dhe personalitetet publike si pastori Pano nuk duhen lënë vetëm. Klerikët e organizatat e ndryshme kanë tërë të drejtën e Zotit, të angazhohen në këtë debat. Por përgjegjësia është në radhë të parë politike. Tirana ka vërtet probleme serioze si betonizimi, larja e parave, korrupsioni i lartë etj. Megjithatë publiku pret zgjidhje edhe për ato shqetësime që mund të duken të vegjël.

Prandaj kandidatët e opozitës për keshillin bashkiak e sidomos Belind Këlliçi, kandidati për “Qytetar i Parë” në kryeqytet,duhet të shpallin qartë vizionin e tyre për shoqërinë e moralitetin e saj. Përfshi edhe ndaj fenomeneve woke si dhe metastazave të tyre në murale e çerdhe fëmijësh.

Previous Post

“Si Enver Hoxha dhe pak si Zelenski”. Vuçiç tregon se pse Kurti sipas tij nuk duron Ramën

Next Post

Këshilla e Erion Veliajt për studentët, muralja e transit te konviktet. Çfarë tha pastori Akil Pano dhe gjëmimi i publikut

droni

droni

Next Post
Këshilla e Erion Veliajt për studentët, muralja e transit te konviktet. Çfarë tha pastori Akil Pano dhe gjëmimi i publikut

Këshilla e Erion Veliajt për studentët, muralja e transit te konviktet. Çfarë tha pastori Akil Pano dhe gjëmimi i publikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.