Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha sot në një konferencë shtypi se bordi i Transparencës do të vazhdojë të funksionojë deri kur çmimet e karburanteve do të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.
”Do vijojmë të mbajnë bordin e karburanteve për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë më të larta se mesatarja. Kur të ulen këto çmime do të dalim nga funksionimi i këtyre bordeve”, tha Ibrahimaj. a.b











