• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Ujku, ujku!” por çakalli bën kërdinë!

droni by droni
24 December, 2022
in Kryesore, Opinion
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

(pas vizitës së kryeministrit grek)

Vizita e pardjeshme e kryeministrit të Greqisë, zotit Qiriako Micotaki në Himarë, Vurg e në Dropull nxiti një sërë komentesh pjesërisht kritike. Këto kishin të bënin me interesin elektoral të vizitorit, i cili hyn në zgjedhje vitin e ardhshëm (ky është i vetëkuptueshëm), me negociatat për kufirin ndërshtetëror detar (këtu hamendësimet janë pasojë e transparencës zero nga qeveria jonë), me përkrahjen në udhën tonë drejt BE me theks tek të drejtat e minoritetit grek (kjo është konstante e Athinës) si dhe me një synim ogurzi të z. Micotaki për të krijuar një shoqatë të bashkive me popullsi grekofone si prelud për një autonomi të Vorio Epirit apo edhe më keq për një secesion të tyre nga Shqipëria e për aneksim nga Greqia (për këtë më poshtë).

Një deklaratë e z. Micotaki në Himarë e cila kaloi në heshtje, e që sipas meje lipsej të kishte marrë më shumë vëmendje e minutazh se të tjerat, ishte premtimi i tij “se do të kujdesej që himariotët të gëzonin realisht pronat e tyre”.

Sfondi i kësaj deklarate është një fushatë grabitjeje pa din e pa iman në dekadën e fundit të pronarëve tradicionalë në bregdetin e Jonit. Jo se kjo nuk ndodh, bie fjala edhe në Golem apo Shëngjin. Por këto mbeten jashtë fokusit të Athinës; ashtu si dhe Prishtina e Tirana përqendrohen tek të drejtat e njeriut në Preshevë e jo në Novi Sad.

Publiku është njohur me episode të grabitjes kur politikanë të mazhorancës kanë rezultuar përfitues arbitrarë të trojeve për ndërtim në kurriz të banorëve. Një rast ishte deputeti i PS, i cili ironikisht ishte edhe shefi i task-forcës qeveritare për verifikimin e pronësisë në Breg. Një tjetër rast më i freskët është zaptimi i plazhit e i favoreve shtetërore nga një ministër kryesor i qeverisë përmes familjarëve, të cilëve ju dha statusin e “investitorit strategjik”. Po përmes këtij mekanizmi iu grabitën Kishës Ortodokse Autoqefale afro 10  hektarë të Manastirit Shëngjergji në Ksamil për ndërtimin e një resorti turistik aty pranë.

Por shumë më shumë janë zaptimet që mbeten nën radarin e debatit publik. Ato fillojnë nga zaptimet e vrazhda ku aktorët janë biznesmenë pranë qeverisë, që përmes falsifikimeve në Kadastër u rrëmbejnë pronën himariotëve duke u lenë kalvarin e gjykatave si të vetmen udhë shpëtimi. Por ka edhe grabitje të butë: biznesmeni pranë qeverisë e me porosi nga lart shkon në fshatrat gjysëm të braktisura dhe u blen pronarëve shtëpitë për një kafshatë: e mbasi ka blerë gjysmën e fshatit qeveria e shpall “strategjik”, i jep fonde falas nga projekte qeveritare dhe e “ndihmon” për kredi të buta nga banka zhvillimore për të ndërtuar një fshat turistik të traditës.

Shembuj të tillë mund të sillen pa fund. Aplikimi i ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” i v. 2020 ka sjellë vetëm regjistrimin e 8 pronave nga 8000 kërkesa të paraqitura. Arsyeja eshtë se secilit pronar për regjistrimin e pronës apo më pas për leje ndërtimi i duhet të japë rryshfet përqindje të majme të pronës e të biznesit.

Opozita e kundërshtoi në Kuvend e në publik p/ligjin për investitorët strategjikë (v.2015) me argumentin se, në kundërshtim me kuadrin ligjor, i mundësonte qeverisë shpronësimin diskrecrionar e potencialisht abuziv të pronarëve. Këtë shqetësim ia paraqiti edhe Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës që interesoheshin për këtë çështje. Gjatë këtyre bisedave u vu re se të njëjtën linjë vepronte edhe diplomacia greke e motivuar nga shqetësimi për pronat e himariotëve. Kjo e plotëson kontekstin e sipërpërmendur.

Sa për çështjen e asociacionit të bashkive grekofone apo kërkesës për vetëvendosje të shpallur nga z. Micotaki në Himarë nuk gjeta referencë direkte në media por nuk përjashtohet që dicka të jetë thënë. Por që të marrim të mirëqenë që janë thënë me atë kuptim dhe që ky asociacion do të ishte hapi i parë për gllabërimin e Vorio Epirit, duhet një sforcim i madh e i pajustifikuar nga marredhëniet miqësore mes dy vendeve tona. Për më tepër të mos harrojmë se në tridhjetë vitet e fundit votat në këto bashki janë ndarë pakashumë ne tresh mes BDNJ, PS e PD. Çka do të thotë se dy partitë kryesore të Shqipërisë kanë përkrahjen e gati 2/3 të elektoratit në këto bashki. Ndërsa në komunat serbe në veri të lumit Ibër votohet 100% për parti serbe të varura sot nga presidenti Vuçiç e dje nga presidenti Tadiç. E ku çdo referendum për shkëputje nga Kosova e për bashkim me Serbinë me gjasë do të jepte rezultate të ngjashme.

Prandaj dhe alarmizmi sensacional, edhe kur është I ndershëm apo qëllimmirë, shpesh pengon vemendjen ndaj problemeve reale; ose siç thotë populli: “Ujku, ujku!” por çakalli bën kërdinë!

Genc Pollo. Ish ministër e deputet

 

Previous Post

Makina del nga rruga dhe hyn në hotel, 1 humbje jete, 2 vajza në spital

Next Post

Hakerat publikojnë llogaritë bankare të klientëve të Credins

droni

droni

Next Post
Hakerat publikojnë llogaritë bankare të klientëve të Credins

Hakerat publikojnë llogaritë bankare të klientëve të Credins

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.