• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çmimet vjetore të letërsisë, ja kush konkuron në 6 gjinitë

droni by droni
21 December, 2022
in Kryesore, Kulture
0
Rreth 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër, anketa nxjerr kush grupmoshë lexon më shumë libra
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të zhvillojë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021.

Më poshtë janë kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2021 për 6 kategori.

KANDIDATURAT PËR ÇMIMET KOMBËTARE TËLETËRSISË, PËR VITIN 2021

“Romani më i mirë i vitit”

(Renditur sipas rendit alfabetik)

Agron Tufa, “Ngjizja e papërlyeme”

Bashkim Hoxha, “Një shaka e vogël me vdekjen”

Mira Meksi, “Kutia e Agatha Christie-t”

Ridvan Dibra, “Gruaja që deshe”

Stefan Çapaliku, “Mbyllur për pushime”

KANDIDATURAT PËR ÇMIMET KOMBËTARE TËLETËRSISË, 2021

“Vëllimi më i mirë me tregime i vitit”

(Renditur sipas rendit alfabetik)

Arb Elo, “Fugu”

Durim Taçi, “Nga një derë tjetër”

Edmond Tupja, “Jehona ngacmimesh të çuditshme”

Nasi Lera, “Vetmia e syve të qenit”

Ndue Ukaj, “Mbretëria e ëndrrave”

KANDIDATURAT PËR ÇMIMET KOMBËTARE TËLETËRSISË, 2021

“Vepra studimore letrare më e mirë e vitit”

(Renditur sipas rendit alfabetik)

Bardhosh Gaçe, “Universi poetik i Fatos Arapit”

Gazmend Krasniqi, Vjollca Osja  “Arti i poezisë”

Persida Asllani, Dhurata Shehri, “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”

Shaban Sinani, “Shekulli letrar i Ismail Kadaresë”

Xhevat Lloshi, “Vështrime stilistike”

KANDIDATURAT PËR ÇMIMET KOMBËTARE TËLETËRSISË, 2021

“Vëllimi më i mirë poetik i vitit”

(Renditur sipas rendit alfabetik)

Adelina Mamaqi, “Qielli shkundte yjet”

Nurie Emrullai, “Në orën moderne të perëndive”

Preç Zogaj, “Një e tretë, dashuria”

Visar Zhiti, “Dorëshkrimet e burgut”

KANDIDATURAT PËR ÇMIMET KOMBËTARE TËLETËRSISË, 2021

“Përkthimi më i mirë i vitit”

(Renditur sipas rendit alfabetik)

Herta Muller, “Teposhtë”, përktheu Anna Kove

Roberto Arlt “Shtatë të çmendurit”, përktheu Erion Karabolli

Hilary Mantel “Pasqyra dhe drita”, përktheu Korab Hoxha

Albert Camus “Njeriu i parë”, përktheu Saverina Pasho

Grup autorësh “Antologji e poezisë bashkëkohore greke”, përktheu Sokol Çunga

KANDIDATURAT PËR ÇMIMET KOMBËTARE TËLETËRSISË, 2021

“Libri më i mirë për fëmijë i vitit”

(Renditur sipas rendit alfabetik)

Anila Kadija, “Ninulla e zemrës”

Natasha Poroçani, “Bëmat e Estes dhe Kokosë – Ditari i Estes”

Rudina Çupi, “Piratë dhe paratë”

Sazan Goliku, “Kërkimi”

Xhahid Bushati, “O trumcak, bredharak”

Juria e “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, për vitin 2021

Floresha Dado

Floresha Dado është Kryetarja e jurisë së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, për vitin 2021.

Akademike Floresha Dado është një prej emrave më kompetentë në botën e studimeve letrare. Fillimisht në cilësinë e pedagoges shumëvjeçare të teorisë së letërsisë dhe historiografisë letrare dhe në atë shkencore, më pas si autore dhe  kontribuuese e projekteve dhe studimeve të bëra në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë. Floresha Dado është identiteti më përfaqësues i sistemit vlerësues në letrat shqipe, duke vendosur brenda këtij sistemi një mori normash të avancuara teorike e estetike mbi letërsinë dhe kompleksitetin e veprës letrare në tërësi. Ndër veprat kryesore të studiueses Dado përmenden: “Teoria e veprës letrare – poetika”, “Letërsi në ‘kurth’: Eseistika e Kadaresë”, “Postmodernizmi – poetikë e ‘antirregullit’”.

Elsa Skënderi-Rakipllari

Elsa Skënderi-Rakipllari është anëtare e jurisë së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, për vitin 2021.

Ajo është Doktore e Shkencave në Gjuhësi dhe zëvendësdekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Elsa Skënderi-Rakipllari është lektore e ftuar pranë Fakultetit Filologjik, Universiteti i Prishtinës, Kosovë, pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Gjuhës shqipe, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, “Albanian University”. Është autore e romanit “Krom e luledele”, autore e monografisë “Analizë kritike rreth diskursit politik në Ballkan”. Pjesëmarrëse në projekte dhe veprimtari të shumta shkencore, si edhe botime monografi, tekste universitare, artikuj shkencorë e vepra letrare.

Esmeralda Kromidha

Esmeralda Kromidha është anëtare e jurisë së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, për vitin 2021.

Prof. Dr. Esmeralda Kromidha ka qenë në poste drejtuese dhe ka dhënë kontribut për institucionin si Zv. Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në vitet 2008-2012, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Frënge në vitet 2012- 2016, Zv. Rektore e UT që nga shtatori i vitit 2020. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Fakultetit në periudhën 2012-2016, anëtare e Senatit Akademik të UT në periudhën 2016-2020, anëtare e Komisionit të përhershëm për dhënien e gradës Doktor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në vitet 2019-2021. Fushat kryesore hulumtuese të saj janë: Gjuhësi – Didaktika e gjuhëve të huaja, Metodologjia e kërkimit shkencor në mësimdhënie/mësimnxënie të gjuhëve të huaja, Komunikimi në fushën e turizmit. Prof.Dr. Esmeralda Kromidha ka një kontribut të gjerë në botime dhe referime shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë drejtuese dhe bashkëpunëtore shkencore në projekte kërkimore ndërkombëtare. Ka lektuar në disa universitete të huaja në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+. Gjatë përvojës së saj akademike, përveç përkushtimit në mësimdhënie ajo ka qenë drejtuese ose bashkorganizatore e veprimtarive të shumta mësimore, shkencore dhe kulturore në bashkëpunimin me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Prof. Dr. Esmeralda Kromidha mban titullin “Personalitet i shquar i frankofonisë” për kontribut në promovimin e gjuhës frënge nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

Kujtim Shala

Kujtim Shala është anëtar i jurisë së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, për vitin 2021.

Kujtim Shala është poet, studiues letrar, profesor i letërsisë. Një prej studiuesve letrarë bashkëkohorë më të njohur, me një prej veprave studimore më të gjera të historisë së studimeve letrare shqipe. Është i specializuar në letërsi moderne, në teori letrare, forma letrare dhe në estetikë. Gjatë këtyre viteve, në Universitetin e Prishtinës, ka ligjëruar, në shkallën e studimeve Bachelor, Master dhe në Shkollën doktorale lëndë të letërsisë shqipe, të kritikës letrare, të fushës teorike-letrare, të estetikës dhe të retorikës. Aktualisht ligjëron lëndët: Bazat e retorikës, Hyrje në estetikë, Estetika e letërsisë, Letërsia botërore e shekullit XX (Bachelor); Letërsia shqipe, Format letrare, Kursmonografik (Master); Teoria e letërsisë, Kritika letrare (Shkolla Doktorale).
Po ashtu ka ligjëruar Letërsi shqipe në Unive
rsitetin e Tiranës (2010-2011). Ka redaktuar revistën e kulturës “Fjala” (2004-2005) dhe revistën letrare Verbi (2008-2009).
Është anëtar i redaksisë së revistës “Studime” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar i redaksisë së revistës “Hylli i Dritës” (Shkodër).
Ka fituar Çmimin Kombëtar për Letërsi “Azem Shkreli”, si dhe çmime të tjera letrare në Kosovë e jashtë saj.

Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016, ndërsa Anëtar i rregullt (akademik) në dhjetor të vitit 2020.
Në maj 2021 u zgjodh Anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ndër veprat e tij poetike përmendim: Letha, Prishtinë, Tetovë, 2019, Revelatia, Bukuresht, 2016, Zbulesa, Prishtinë, Tiranë, 2015, Kujtimi i Zonjës’zi, Prishtinë, 2012, Sendet, Prishtinë, 2010, Sagë, Prishtinë, 2004 etj. Akademiku Kujtim M. Shala, po ashtu, është autor i rreth njëqind punimeve (studime dhe ese) për letërsinë shqipe, si dhe për çështjet universale të letërsisë, të filozofisë së letërsisë, të estetikës letrare e të epistemologjisë letrare, botuar në revistat letrare, studimore e akademike në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Virion Graçi

Virion Graçi është anëtar i jurisë së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, për vitin 2021.

Autori ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Tiranë. Që nga viti 1994 jep mësime greke dhe romake për letërsinë antike në Universitetin “Eqrem Çabej” në vendlindje. Në vitin 1990, Virion Graçi ka filluar të botojë dhe të marrë pjesë në ligjërime për letërsinë bashkëkohore, traditën kulturore të Shqipërisë dhe Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Europës Qendrore. Virion Graçi është fitues i Çmimeve Kombëtare Letrare 2014, me romanin “Stina e hijeve”.

Ai ka botuar: “San Valentino” (poezi, 1993) dhe romanet: “Të çmendur në parajsë” (1995), “Shpata e ndryshkur” (1999), “Bijtë e zotit majmun” (1999), “Babai në shi” (2000), “Zonja pa emër” (2005), “Litari dhe lamtumira” (2011), “Stina e Hijeve”  (2014), “Djali memec” (2016), “Pëllumbat i vrasin natën” (2018), “Dead End” (2019), “800 hapa larg Venerës” (2021), “Të çmendur në parajsë” (Ribotim 2022). a.b

Previous Post

Zhupa, padi për pezullimin e Gjinushit nga Akademia

Next Post

Berisha fton deputetët të mos ta votojnë Dvoranin për në Kushtetuese

droni

droni

Next Post
Berisha fton deputetët të mos ta votojnë Dvoranin për në Kushtetuese

Berisha fton deputetët të mos ta votojnë Dvoranin për në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.