Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në fshatin Gosë, janë përplasur dy automjete.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I. Xh., rreth 40 vjeç, F. B., 40 vjeç, dhe O. K., 26 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. r.k












