Një person u qëllua me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në Selitë ku Edmond Papaj 49 vjeç nga Saranda ka mbetur i vdekur.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. m.k












