Edmond Papa, personi i cili mbeti i vrarë sot me armë zjarri në Tiranë ka qënë i dënuar më herët në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi 49-vjeçari nga Saranda ka një të shkuar kriminale në shtetin grek, i dënuar për droge.
49-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri sot pasdite në një lokal në Tiranë, rezulton të jetë i dënuar më parë në Greqi për drogë.
Kjo është pikërisht dhe një nga pistat kryesore të hetimit të policisë, të cilët dyshojnë për larje hesapesh për shkak të trafikut të drogës.
49-vjeçari është pronar i një hoteli në Sarandë, ku edhe banonte vetë.
Pasi u qëllua brenda një lokali në zonën e Selitës ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Traumës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit. m.k












