Gert Shehut 31-vjeçarit që sulmoi dje kreun e PD Sali Berisha i është komunikuar masa e arrestit në spital.
31-vjeçari, i prangosur ka firmosur edhe procesverbalin për akuzat e ngritura ndaj tij.
Ndërsa brenda 72 orësh do dalë edhe përpara gjykatës për tu njohur me aktet e tij.
Shehu nuk ka dhënë deklarime, por ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Ndërkohë ngjarja e paprecedentë ndodhi në nisje të protestës së opozitës ditën e djeshme ku Shehu iu afrua Berishës dhe e qëlloi në fytyrë, duke e gjakosur.
Më pas ai u neutralizua nga truprojat e Berishës, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.a.b











