Xhubleta shqiptare, një ndër veshjet më të lashta popullore shqiptare tashmë është pjesë e UNESCO-s.
Lajmin e ka dhënë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila në një postim në facebook e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore.
Postimi i Ministres Elva Margariti:
Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen eUNESCO-s.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!











