Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prishtinë ku një grua mbeti viktimë e sulmit nga burri i saj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë bën me dije se është ndaluar 70-vjeçari I.G.
“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. ‘Mark Isaku’ në Prishtinë”. r.k












